Lajme

Noka takohet me Metën/ Partitë opozitare drejt marrëveshjes parazgjedhore, në fokus listat zgjedhore

Diten e sotme Sekretari i Pergjithshem i PD Falmur Noka, ka takuar Kryetarin e Partise se Lirise, Ilir Meta.

Ne fokus te takimit ishin zgjrdhjet e vitit 2025, pasi mes aleateve opozitare, do duhet te percaktohet modalitetet sesi do te perbehen listat zgjedhore.

Më konkretisht diskutimet janë përqendruar specifikisht se sa kandidatë të PL-së do të jenë në listat e Partisë Demokratike. Kujtojmë se pak ditë më parë Ilir Meta u shpreh publikisht se do të kandidonte në Qarkun e Tiranës.

Ndërkohë, javën e ardhshme pritet të ketë një tjetër takim mes PD e PL për t’u dakordësuar për marrëveshjen parazgjedhore.

/Shqip.com