Rozë

Noizy thumbon Don Xhonin: Ai ka qenë fans i imi kur ishte më i ri

Noizy dhe Don Xhoni

Rep-artistët e njohur, Noizy dhe Don Xhoni, janë pothuajse më të dashurit për audiencën e gjerë.

Dyshja duket se nuk kontaktojnë mes vete, pasi kohëve të fundit kanë qenë të përfshirë edhe në disa debate.

I ftuar në emisionin “Why Not”, reperi nga Shqipëria është pyetur për Don Xhonin, teksa nuk i ka kursyer thumbat.

“Don Xhoni ka qenë një fans i imi në moshë të re, do i kisha bërë pyetje, sa vjeç ke qenë, ke rastis ndonjëherë në një koncert timin, e kisha përgëzuar për suksesin që po korr. Bravo i qoftë”, u shpreh reperi.

Për Noizyn përndryshe është duke u aluduar se ka filluar një lidhje të re dashurie.

Kjo ka të bëjë me moderatoren e njohur, Bora Zemanin, gjë e cila ende mbetet vetëm spekulim nga fansat./SHQIP.com