Rozë

Noizy paralajmëron koncert “masiv”, zbulon datën dhe artistët tjerë që do të përformojnë

Noizy

Reperi i njohur Noizy, do të zhvillojë koncert masiv në Shqipëri.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Koncerti do të mbahet më 14 gusht në Tiranë, në Sheshin Nënë Tereza.

Reperi ka njoftuar se do të ketë rreth 30 mijë pjesëmarrës, ku reperi kishte njoftuar se do të ketë gjithashtu edhe artistë internacional.

“Ju Premtoj qe do të jetë koncerti më i madh i hiphop-it në Shqipëri, s’ja keni idenë se farë përmasash do të ketë ky koncert, si nga kapaciteti njerëzve deri tek të ftuarit e mi special, shqiptar dhe internacional, a jeni gati për ne Gusht? Shumë shpejt vjen dhe data e saktë për këtë Koncert”, ka shkruar Noizy.

Kujtojmë që Noizy së fundmi ka nxjerr disa bashkëpunime me Yll Limanin si dhe reperen e njohur Loredana Zefin.