Art Jetese

Njihuni me dy llojet e tensionit

Ilustrim, hipertensioni

Hipertensioni i izoluar sistolik është një gjendje në të cilën vetëm numri sistolik (i sipërm) është i lartë kur matet presioni i gjakut ( presioni i lartë sistolik dhe diastolik i ulët).

Niveli i presionit sistolik mund të jetë më i lartë se 130 mmHg, ndërsa numri diastolik (poshtë) është më i ulët se 90 mmHg.

Një tregues normal i presionit të gjakut është më pak se 120 mmHg (sistolik) dhe më pak se 80 mmHg (diastolik).

Presioni sistolik i gjakut mat fuqinë e pompës së zemrës që e shtyn gjakun në pjesën tjetër të trupit.

Presioni diastolik i gjakut, nga ana tjetër, mat rezistencën e arterieve ndaj shtrirjes gjatë kohës kur zemra relaksohet.

Sipas vlerësimeve, 15% e njerëzve të moshës 60 vjeç e lart kanë hipertension sistolik të izoluar.

/Shqip.com