Lajme

Një skiatore e huaj humb jetën në Brezovicë

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka arritur të nxjerrë trupin e pajetë të një skiatoreje të huaj, e cila ishte aksidentuar në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjave”.

“Sot më datë 13.02.2024 në orën 16:30 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Ski Patrolla e qendrës skitare Brezovicë. Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve, por pas mbledhjes së informatave është identifkuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimtë “Foleja e Shqiponjave” zakonisht faqe malore që njihet si problematike për krijimin e orteqeve. Anëtarët tanë së bashku me Patrollën e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë, e kanë lokalizuar viktimën, e cila kishte marrë lëndime nga orteku. Me të arritur i është dhënë ndihma e parë, por nuk rezultuar pozitivisht. Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatorës, shtetase e huaj”, thuhet në njoftim.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë të apasionuarve të skijimit që të kenë kujdes të shtuar gjatë skijimit jasht shtigjeve zyrtare të skijimit.

“Ashtu sikur kemi paralajmëruar shumë herë, kushtet e këqija atmosferike mund të jenë të rrezikshme për natyra të aksidenteve të tilla”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com