Një person lëndohet në aksident trafiku në Lipjan
Publikuar:
(03.07.2021 20:24:56)

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku i ndodhur sot në fshatin Rufc të Komunës së Lipjanit, njofton Shqip.com.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40 midis dy autmjeteve.
“Rreth orës 17:40, është pranuar informata për një aksident trafiku në fshatin Rufc të komunës së Lipjanit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”.
“Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Shqip.com