Lajme

Një i vdekur e shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ilustrim

Një person ka vdekur, ndërsa janë konfirmuar shtatë raste të reja të infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe janë testuar 1 mijë e 725 mostra, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 534.                                   

Në total numri i rasteve aktive është 420.

No photo description available.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 560 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 594 mijë e 449 doza të vaksinës.

Deri më sot 749 mijë e 432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com