Lajme Botë

Një i vdekur dhe 158 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ilustrim.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nga 1.626 testime, 158 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë këtyre 24 orëve, është shënuar 1 rast të vdekjes, ndërkaq janë shëruar 644 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.909

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, deri më sot 813.734 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.808.724 doza të vaksinës.

Në total numri i rasteve aktive është 3.396.