Kulturë Kino

Një film tjetër nga Kosova i bashkohet Netflix-it

Filmi kosovar me regji të Besim Ugzmajlit, “Ditë e Kuqe” tani do të shfaqet në platforma të ndryshme në të gjithë botën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë regjisori në një postim në rrjetin social Facebook.

“Shumë të lumtur me ju njoftu se filmi ynë Ditë e Kuqe | Red Day, do të shfaqet në televizione e platforma të ndryshme televizive në të gjithë botën. Figurina Films dhe 7Palmsentertainment kanë lidhur marrëveshje distribuimi, ku potencialisht filmi do të shfaqet ne platformat – klientë të 7Palmsentertainment: arte, Netflix, HBOmax, prime video, googleplay, redbox, etj”, ka shkruar Ugzmajli.

“Ditë e Kuqe’, ka shënuar suksese në festivale të ndryshme të filmit në botë.

/Shqip.com