Lajme

Një e mitur dyshohet se u dhunua seksualisht nga xhaxhai i saj

Një vajze e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht në Istog nga një 39-vjeçar.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe psikiatrik.

“Viktima femër kosovare 15 vjeçare ka njoftuar policinë se është dhunuar nga i dyshuari m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh”, thuhet në raportin e PK-së.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për Shqip.com se i dyshuari është ndalur për 48 orë.

“Ajo se çfarë mund të ju them është se nën dyshimin e veprës penale të dhunimit, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person për 48 orë”, tha Nikçi.

Sipas Nikçit tha se prokurori do të bëjë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të bëjë përcaktimin e masës së paraburgimit dhe Prokuroria Themelore në Pejë do t’i fillojë të gjitha masat hetimore në ndriçimin e kësaj çështje penale”.

Por, PK-ja ka njoftuar se i dyshuari ndodhet në spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të Policisë.

Sipas burimeve të Shqip.com vajza e mitur kishte lidhje familjare me të dyshuarin. Përkatësisht, i dyshuari është axha i saj,

/Shqip.com