Lajme

Një delegacion i Seksionit për Ballkanin Perëndimor kanë vizituar pjesën veriore të Kosovës

Foto: EULEX
Foto: EULEX

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se një delegacion i Seksionit për Ballkanin Perëndimor të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës dhe i Ambasadës së Holandës në Kosovë e kanë vizituar pjesën veriore të Kosovës

Një delegacion i Seksionit për Ballkanin Perëndimor të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës dhe i Ambasadës së Holandës në Kosovë e vizitoi dje pjesën veriore të Kosovës dhe shkëmbyen pikëpamje me Koordinatorin e EULEX-it për Veriun, Arno van der Pas, lidhur me sigurinë në regjion, situatën në veri të Kosovës dhe për punën e Misionit”, thuhet në njoftimin e EULEX.

/Shqip.com