Lajme

Një 28-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një 28-vjeçar nga Skenderaj është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, të dielën.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth  14:30, Policia, ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal është sjellë pa shenja jete viktima mashkull 28 vjeçar nga Skenderaj. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe  zbardhjen e  rrethanave të rastit”, tha Zahiti.

Sipas tij, me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion.

/Shqip.com