Lajme

Niset kontingjenti i parë i FSK-së për në Turqi

Kontigjenti i parë i FSK-së për të ofruar ndihmë për zonat e prekura nga tërmeti në Turqi tashmë është nisur.

Kështu ka bërë të ditur, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook.

“Pas konsultave me Gjeneral Jasharin, kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun tim turk, Ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, vendimin e kryeministrit Kurti dhe autorizimit nga ana e Presidentes Osmani, nisëm kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi për reagim me rastin e tërmetit të sotëm. Task-forca jonë përbëhet nga specialistët tanë në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9”, ka shkruar Mehaj.

Më tutje Mehaj ka thënë se varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim do të shtojmë kapacitetet reaguese për reagim, kërkim- shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit.

Republika e Kosovës ka ushtrinë profesionale me moral të lartë për të qenë në shërbim të vendit dhe vendeve e popujve miq kudo dhe kurdo që shfaqet nevoja, ka thënë Mehaj.

/Shqip.com