Lajme Ballkan

Nis seanca për votimin e Qeverisë së Talat Xhaferit

Ndonëse ishte paraparë që të nisë në orën 11:00, seanca për votimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, ka nisur me më shumë se një orë vonesë.

Pak më parë seanca ka nisur, ku prezentë janë deputetët të pozitës, por edhe në numër i madh i atyre të opozitës.

Gjatë kësaj seance pritet të votohet Talat Xhaferi si kryeministër i qeverisë teknike.

Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar dhe do të ketë mandate 100 ditë.

/Shqip.com