Nis raportimi i drejtorit të AKI-së për helmimin e banorëve të Deçanit
Publikuar:
(15.07.2021 10:00:43)
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku po raporton Drejtori i kësaj agjencie, Petrit Ajeti, tashmë ka filluar, njofton Shqip.com.
Ai para deputetëve të këtij komisioni po raporton lidhur me gjendjen e krijuar nga helmimi në komunën e Deçanit.
Ky takim është i mbyllur për media, ndërkohë që pritet që në fund kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, të mbajë një konferencë për shtyp.
Ajo tha se janë mbledhur për të hequr çdo dyshim lidhur me helmimin apo infektimin e qytetarëve të Deçanit, për çka nuk ka ende një rezultat se çka e ka shkaktuar gjendjen me të cilën po përballet kjo komunë. /Shqip.com