Lajme

Nipi i shkakton dhunë fizike dhe psiqike hallës së tij në Zveçan

Dhunë në familje / Foto ilustruese
Dhunë në familje / Foto ilustruese

Një femër në Zveçan, ka raportuar në polici se djali i vëllaut të saj është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike.

Sic njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, viktima dhe i dyshuari janë duke jetuar së bashku.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (djali i vëllait të saj) me te cilin është duke jetuar në bashkësi familjare, është duke ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

PK-ja, njofton se me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Ilustrim.

Raste të dhunës në familje janë raportuar shpesh kohëve të fundit.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje./Shqip.com