Ngritet aktakuzë ndaj policit i cili dyshohet për ngacmim seksual në stacion policor

Është ngritur aktakuzë ndaj një polici i cili dyshohet për ngacmim seksual ndaj një gruaje, madje brenda stacionit policor.
Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjakovë.
Në komunikatë thuhet se i pandehuri P.P i ka sjellë shqetësim emocional të dëmtuarës R.S.
“Sipas aktakuzës, më 13 shtator 2021 e deri më 14 shtator 2021, në Gjakovë, i pandehuri P.P., në vazhdimësi përfshihet në sjellje të padëshirueshme, me qëllim të ngacmimit, duke i sjellë shqetësim emocional të dëmtuarës R.S”.

“Rasti ka ndodhur si rrjedhojë e rastit paraprak që kishte e dëmtuara me vajzën e saj, të cilin e kishte raportuar në stacionin policorë, në cilësi të dëmtuarës, por pasi shkon në shtëpi, në telefonin e saj pranon mesazhe të ndryshme provokuese nga i pandehuri, zyrtar policor, i cili e kishte intervistuar të njëjtën”.
“Më pas, në orët e para të mëngjesit i pandehuri, shkon në shtëpinë e të dëmtuarës, por kur sheh brenda edhe motrën e saj, thotë se ka shkuar të marr një thikë, si provë lidhur me rastin paraprak të raportuar nga e dëmtuara”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu bëhet e ditur se prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehurit të dënohet sipas ligjit për këtë vepër penale. /Shqip.com