Lajme

Ngjela: Nëse në Shqipëri fiton korrupsioni, do të këtë ushtrim dhune!

Avokati Spartak Ngjela, në emisionin ‘Open’ në News24, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK dhe punën e zhvilluar nga prokuroria speciale.

Ngjela deklaroi se nëse në Shqipëri do të triumfojë korrupsioni atëherë do të ketë me siguri ushtrim dhune në vend, ndërsa shtoi se SPAK është momenalisht në ‘fije të perit’.

Sipas tij deklaratat e ambasadores Yuri Kim në lidhje me SPAK janë shumë serioze dhe se pas këtyre reforma në drejtësi po shkon drejt dështimit pasi sipas tij ky nuk është rasti i parë që SHBA flet përmes ambasadores në lidhje me këtë çështje.

/Shqip.com