Lajme

Ngjarje e trishtë në Dragash, humbin jetën dy persona, njëri fëmijë 3 vjeç

Policia e Kosovës / Fotografi ilustruese
Policia e Kosovës / Fotografi ilustruese

Një grua 42 vjeç dhe një fëmijë 3 vjeç kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Dragash- Zhur sot rreth orës 10:50, njofton policia.

“Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy person kanë ndërruar jetë (një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar). Vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent Emergjencës së spitalit rajonal në Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kanë konstatuar Emergjenca e QKUK-së në Prishtinë, pasi që personi për shkak të lëndimeve është dërguar në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit.

“Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe zyrtarë të lartë nga Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e pa jetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 orë në ndalim policor me urdhër të prokurorit të shtetit”, përfundon njoftimi.

/Shqip.com