Sport Ndërkombëtar

Ngjarje e rëndë, vriten tre futbollistë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Virxhinia të Amerikës. Tre futbollistë janë qëlluar për vdekje në universitetin e Virxhinias, teksa dy persona të tjerë janë plagosur në kampusin e shkollës, në kohën një autobus po kthehej nga ekskursioni.

I dyshuari i kësaj tragjedie është Kristofer Xhons, i cili u arrestua, ndërkohë që futbollistët e vrarë janë Devin Shandler, Lavel Dejvis Zhunior dhe Dsean Perri. Kjo ngjarje ka tronditur mbarë opinionin në Virxhinia.

/Shqip.com