Lajme

Ngacmohet seksualisht një grua në Skenderaj

Policia e Kosovës

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar seksualisht nga një person.

Rasti ka ndodhur në Skenderaj.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar seksualisht nga dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt./Shqip.com