Nga nesër mund të vaksinoheni pa termin

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që nga nesër mund të vaksinoheni pa ternim.
“Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët e Republikës së Kosovës se duke filluar nga nesër ata mund të vaksinohen në cilëndo qendër të vaksinimit në Kosovë, pa termin të caktuar paraprakisht”, thuhet në njoftim.
“Qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim”.
Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.
Deri më tash në Kosovë janë vaksinuar 840 mijë qytetarë me dozën e parë të vaksinës.
Ndërsa, 735 mijë e 357 e kanë kryer qytetarë kanë kryer procesin me të dy dozat.
Të enjten, MSH raportoi se janë vaksinuar vetëm 2 mijë e 748 qytetarë. /Shqip.com