Nga mesi i vitit të ardhshëm në tërë Kosovën pritet të shtrihen terminalet doganore shtetërore
Nga mesi i vitit të ardhshëm në të gjithë territorin e Kosovës pritet të shtrihen terminalet doganore shtetërore.
Kështu janë dakorduar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në takim me Drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliun.
“Drejtori Llugaliu e njoftoi kryeministrin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së Kryeministrit.
“Nga Drejtori i Doganave u kërkua që të vazhdojë me punën e mirë, dhe u dakorduan që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore”./SHQIP.com