Art Jetese

Nga konsumimi i tepërt i kripës te problemet me veshkat – Arsyet e fryrjes së duarve 

Nëse shpesh herë ndjeni që gishtat apo duart tuaja janë të fryra se zakonisht kjo mund të ketë një mori arsyesh.

Mjekët rendisin disa sëmundje dhe shkaqe që lidhen me fryrjen dhe rëndesën e duarve të cilat jepen më poshtë.

Fryrja e duarve në mëngjes

Trupi është më i fryrë se zakonisht në mëngjes, por fryrja e duarve në disa raste mund të jetë më specifike. Të qëndruarit shtrirë gjithë natën mund të shkaktojë fryrje të duarve pasi lëngjet e trupit mund të mblidhen në gjymtyrë.

Fryrja e duarve gjatë verës

Ky është një nga rastet më të zakonshme pasi si duart ashtu dhe këmbët ndodh që të fryhen shpesh kur temperaturat janë të larta. Kur trupi ndjen temperatura të larta enët e gjakut zmadhohen për ta ftohur dhe qetësuar atë.

Gjithashtu duhet të evitoni veshjet e ngushta gjatë verës dhe aksesorët e shumë të ngushtë në zonën e duarve. Kjo pasi mund të ngushtojnë qarkullimin e mirë të gjakut dhe të forcojë më shumë fryrjen e duarve.

Kur vuani nga veshkat

Veshkat janë filtrueset më të mira të lëngjeve dhe ujërave të trupit. Nëse keni probleme me veshkat fryrja e duarve do të jetë një efekt anësor i këtyre problemeve. Kjo për shkak se lëngje të tepërta dhe të dëmshme po ngecin brenda trupit tuaj. Konsultohuni me mjekun tuaj në të gjitha rastet.

Kur vuani nga artriti

Një nga simptomat më të zakonshme që jep sëmundja e artritit është fryrja e kyçeve të trupit. Simptomat sigurisht varen edhe nga tipi i artriti dhe zona ku ai është shfaqur, por në rastin e duarve shkakton fryrje të tyre.

Pasi keni konsumuar shumë kripë

Sasitë e mëdha të kripës në trup mund të shkaktojnë fryrje të trupit dhe duarve. Shumë kripë do të thotë shumë qeliza të cilat mbledhin lëngjet dhe i shpërndajnë në trup duke shkaktuar kështu fryrje. Për të evituar këtë lloj fryrje mjafton të ulni sasinë e këtij minerali në ushqimet tuaja të përditshme.

Në shumë raste fryrjen e duarve mund ta shkaktojnë edhe ilaçe të caktuara siç janë ato që kurojnë sëmundjen e artritit.