Sport Ndërkombëtar

Neymar – Mbappe, “lufta” vazhdon

Nuk është aspak fshehtësi fakti që Neymar dhe Kylian Mbappe nuk kanë raport të mirë ndërmjet veti.

Armëpushimi mes dy ‘miqve- armiq’ dukej se ishte sanksionuar në fushën e ‘Parce des Princes’, me asistimin e dhënë nga Mbappe për Neymar në ndeshjen e fituar nga PSG ndaj Marseille.

Sidoqoftë, në orët në vijim erdhi ajo që shumë e konsiderojnë një ‘shigjetë plot helm’ nga braziliani drejtuar shokut të tij të skuadrës.

Një ditë pas ndeshjes në Paris u organizua ceremonia e “Topit të Artë” 2022, fituar nga francezi Karim Benzema i Real Madridit. Një zgjedhje e miratuar nga Neymar, i cili në Twitter, megjithatë, kontestoi podiumin (top-3).

“Benzema e meritoi, yll! Por që Vini Jr të jetë i teti nuk është e mundur. Minimumi duhet të ishte në mesin e tre më të mirëve”, “cicëroi” braziliani.

Fjalë dashurie dhe vlerësimi për bashkatdhetarin e tij te Real Madridi, por të lexuara nga shumë njerëz, dhe në veçanti nga gazeta spanjolle “Marca”, si ‘sulm indirekt ndaj Mbappe’, i gjashti në renditjen përfundimtare.

Mbappe mbeti jashtë podiumit (ku për Ney duhej patjetër Vinicus Jr.), i kompletuar nga Sadio Mane dhe Kevin De Bruyne.

/Shqip.com