Lajme

“Nëse Prokuroria Speciale nuk merret me rastin në Gllogjan, atëherë s’di pse prokurorët paguhen 3 mijë euro”

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Insituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pas vrasjes së trefishtë në autobusin që ishte duke kaluar në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook është shprehur i habitur se si rasti i të vrarëve në Gllogjan nuk po hetohet ende nga Prokuroria Speciale.

“Nuk po dua te besoj se rasti ne Gllogjan nuk eshte marr ende nen kompetence nga Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves. Nese prokuroret e PSRK nuk dalin sonte ne vend te ngjarjes, nuk e marrin lenden ne kompetence, dhe nuk shkojne ne vend te ngjarjes jo nje prokuror po se paku tre e me shume nga PSRK, perfshire vet Kryeprokurori i kesaj prokurorie, atehere nuk di pse kemi PSRK, dhe pse keta prokurore paguhen 3000 Euro e me shume ne muaj”, ka shkruar Miftaraj.

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e plagëve të marra pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën pasditen e së premtes brenda një autobusi në Deçan.

Naim Sahiti, zyrtar për media në spitalin rajonal të Pejës, për Shqip.com tha se dy persona kanë ndërruar jetë derisa pasi janë dërguar për trajtim në këtë spital, ndërsa një tjetër është jashtë rrezikut për jetë.

“Dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa njëri është duke u trajtuar dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Sahiti.

Se tre persona të përfshirë në këtë sulm nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë plagëve të marra, për redaksinë e thotë edhe Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Deçanit, Selmon Berisha, i cili njoftoi se në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi i autobusit./Shqip.com