Sport Ndërkombëtar

Nënë e tre fëmijëve, bashkëshortja e Messit mahnit me format trupore (FOTO)

Antonela Roccuzzo së bashku me tre fëmijët e saj ndodhet në Katar për të mbështetur bashkëshortin e saj, yllin argjentinas, Lionel Mesi në Botërorin e Katarit.

Por, pavarësisht kësaj Antonela nuk ka dashur të neglizhojë rutinën e saj dhe ka vazhduar me stërvitjen. Nga palestra e hotelit dhe e shoqëruar nga fëmija më i vogël Ciro, e reja ka lënë të shtangur fansat e saj.

Edhe pse ajo është nënë e tre fëmijëve, ka një bark fantastik dhe ndoshta me më shumë muskuj se Messi.

Antonela Roccuzzo ju lë pa fjalë me ‘tabletën’ e saj mbresëlënëse me çokollatë

Ky është rezultat i një diete të kujdesshme dhe seancave të vështira stërvitore. Në fakt, është e zakonshme ta shohësh në rrjetet e saj sociale duke bërë boks apo biçikletë.

/Shqip.com