Lajme

Nenad Rashiq emërohet Ministër për Komunitete dhe Kthim

Nenda Rashiq nga dita e sotme do të jetë pjesë e qeverisë Kurti 2.

Ai do të udhëheqë me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, pas dorëheqjes së Goran Rakiq.Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit.

Në Qeverinë Kurti 1, Rashiq ka mbajtur pozitën e këshilltarit.

Ai kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij, për faljen e katër hidrocentraleve gjatë privatizimit të distribucionit të KEK-ut.

Ditë më parë Gjykata Themelore ka marrë vendim që t’i lirojë nga aktakuzat katër ish-ministrat e Qeverisë Thaçi 2, Mimoza Kusari Lila, Nenad Rashiq, Besim Beqaj, Dardan Gashi si dhe Fllanza Hoxha e Arben Xhuka për privatizimin e katër hidrocentraleve.

/Shqip.com