Lajme

Nën kërcënimin e armës grabitet një pikë karburanti në Lipjan

Grabitje e armatosur në një pikë të derivateve në Klinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka ndodhur një grabitje në një pikë të karburantit në Lipjan.

Personi i dyshuar ka grabitur 1000 euro nën kërcënimin e armës.

“Fshati Rusinoc, Lipjan 05.09.2022 – 23:48. Ankuesi mashkull kosovar përderisa ishte në objektin e vendit të punës në pompë të derivateve, i ka hyrë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur rreth 1000 euro.”, shkruhet në komunikatën e tyre.

Ilustrim

Sipas Policisë, i dyshuari me armë zjarri kishte shtënë një herë në drejtim të tavanit.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë.

Ndërkaq, sot është arrestuar një person për grabitjen e një pompë benzine gjatë muajit gusht./Shqip.com