Nedved sqaron situatën lidhur me të ardhmen e Ronaldos

Trajneri i Juventus, Maximiliano Allegri e ka nisur ndeshjen e parë të Serie A, pa Cristiano Ronaldon si pjesë e formacionit startues kundër Udineses, shkruan Shqip.com.
Kjo situatë ndezi shumë polemika lidhur me të ardhmen e sulmuesit portugez.
Menjëherë pas kësaj, gazetari, Fabrizio Romano raportoi se Ronaldo kërkoi të mos aktivizohej për këtë ndeshje për shkak se po e vendos të ardhmen e tij e cila mund të jetë largë “Bianconerëve”.
Për ta sqaruar atë që po ndodh mes Juventusi dhe Ronaldos, para mediave ka folur, Paul Nedved.
“A do të qëndrojë Ronaldo? Patjetër që po. Ishte një zgjedhje e harmonizuar me lojtarin. Ne jemi në fillim të sezonit, gjendja nuk është ende nuk është shumë e qartë, por jo vetëm për Cristianon, por për të gjithë skuadrën. trajneri po përpiqet të fusë formacionin më të mirë”, tha Nedved.
A e konfirmoni që Ronaldo do të jetë përsëri lojtar i Juventusit këtë vit?
“Me siguri”, tha në fund ai./Shqip.com