Lajme Botë

Në shtëpinë e Biden gjenden edhe gjashtë dokumente të klasifikuara

Hetuesit e Departamentit amerikan të Drejtësisë (DoJ) kanë gjetur gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara gjatë një kontrolli 13 orësh në shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delaware.

Disa dokumente të konfiskuara në pronën Wilmington ishin nga koha e tij si senator dhe të tjerë nga qëndrimi i tij si zëvendëspresident i ish-presidentit, Barack Obama.

Avokati i Joe Biden, Bob Bauer tha se gjithashtu u morën “shënime të shkruara personalisht me dorë” dhe “materiale rrethuese”.

Presidenti ofroi akses “në shtëpinë e tij për të lejuar DoJ të kryejë një kontroll të të gjithë mjediseve për të dhënat e mundshme të zëvendëspresidentit dhe materialin e mundshëm sekret”,  tha Bauer.

Kujtojmë se para disa kohësh, avokatet e Bidenit thanë se një grup i parë dokumentesh të klasifikuara ishte gjetur në 2 nëntor në Qendrën Pen Biden, raporton BBC.

Një grumbull i dytë të dhënash u gjet më 20 dhjetor në garazhin në shtëpinë e tij në Wilmington, ndërsa një dokument tjetër u gjet në një hapësirë ruajtjeje në shtëpi më 12 janar, thanë avokatët e tij.

Pas gjetjes së dokumenteve, presidenti tha se ekipi i tij menjëherë i dorëzoi ato në Arkivat Kombëtare dhe Departamentin e Drejtësisë. Nuk është e qartë pse Biden i kishte mbajtur ato.

Sipas Aktit të Rekordeve Presidenciale, të dhënat e Shtëpisë së Bardhë supozohet të shkojnë në Arkivat Kombëtare sapo të përfundojë një administratë, ku ato mund të ruhen në mënyrë të sigurtë.

Një avokat i posaçëm, Robert Huri, është caktuar për të udhëhequr hetimin mbi mënyrën se si u trajtuan dokumentet e ndjeshme.

Kërkimi i gjatë dhe zbulimi i mëvonshëm i më shumë dokumenteve është një dhimbje koke politike për presidentin, ndërsa ai përgatitet të deklarojë në se do të kandidojë për një mandat të dytë në 2024.

Bajden dhe gruaja e tij, po kalojnë fundjavën në qytetin bregdetar të Plazhit Rehoboth në Delaware, ku zotërojnë një shtëpi tjetër. Edhe ajo shtëpi është kontrolluar, por aty nuk është gjetur asnjë dokument.

Hendeku dymuajsh midis zbulimit të para për Biden dhe lajmet që janë duke u bërë publike, ngrenë dyshime në transparencën e presidentit.

Lexo edhe:
Prokurori i Përgjithshëm emëron një këshilltar special për të hetuar dokumentet e Biden

Ekipi i Bidenit këmbëngul se presidenti ka bashkëpunuar plotësisht me hetimin e DoJ. Biden e ka minimizuar këtë çështje si një mbikëqyrje, duke thënë se ai nuk “pendohet” për moszgjidhjen publike të zbulimit të disa dosjeve sekrete përpara zgjedhjeve të mesmandit të nëntorit.

Kujtojmë se edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump përballet gjithashtu me një hetim lidhur me shpërdorimin e dyshuar prej tij të qindra dokumenteve sekrete në rezidencën e tij në Florida Mar-a-Lago dhe dyshimin për ngjarjen e Kapitolit.

Lexo edhe:
Dallimet midis Trumpit dhe Bidenit lidhur me dokumentet e klasifikuara

Trump dhe avokatët e tij rezistuan të dorëzonin dokumentet deri sa FBI kontrolloi shtëpinë e tij të pushimeve në Florida gushtin e kaluar. Ai pretendon se Presidenti Biden po trajtohet në mënyrë më të favorshme nga FBI.

/Shqip.com