Në Shkodër hapet Panairi i Shëndetit Mendor

Bashkia e Shkodrës hapi sot, bashkë me organizatat partnere, Panairin e Shëndetit Mendor, në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

Synimi kryesor i kësaj dite është sigurimi i një komuniteti i cili kupton, pranon, por edhe luan rol aktiv në krijimin e një shoqërie që gëzon shëndet mendor.

“Së bashku me partnerët tanë Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër, Projekti Shpresa, Madonnina Del Grappa, Motrat e Nënë Terezës, Qendra e Zhvillimit dhe Shkolla Speciale “3 Dhjetori” shpërndamë informacion rreth shërbimeve të ofruara në nivel lokal, për problemet e shëndetit mendor”, njoftoi Bashkia Shkodër në rrjetet sociale.

Shëndeti mendor i një personi është po aq i rëndësishëm, sa edhe shëndeti i tij fizik. Çrregullimet mendore prekin qindra-milionë njerëz në çdo pjesë të botës dhe ndikojnë në jetën e të afërmve. Një në katër veta preket nga ndonjë çrregullim mendor në një moment të jetës.

/Shqip.com