Në raftet e prodhimeve serbe vendoset fotografia e Heroit, Afrim Bunjaku
Publikuar:
(25.09.2023 19:29:45)
Disa të rinj nga Hani i Elezit kanë marrë një iniciativë për të bojkotuar prodhimet serbe.
Në dy prej marketeve të mëdha që ndodhen në këtë komunë, ata kanë vendor fotografinë e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë nga sulmuesit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, në raftet e marketeve ku gjenden produktet serbe.
Një iniciativë e tillë është përshëndetur nga shumë persona.
/Shqip.com