Lajme

Në QKUK fillon të aplikohet procedura për ngushtimin e stomakut

Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ofrojë shërbime të reja mjekësore për pacientët.

Mjekët kirurgë aty kanë filluar të aplikojnë procedurën e Sleeve Gastrectomia (Kirurgjia e Ngushtimit të Stomakut), njofton Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

“Kjo ndërhyrje kirurgjike kryhet në mënyrë laparaskopike dhe mundëson humbjen e peshës së tepërt, duke ulur ndjeshëm rreziqet shëndetësore që mund të shkaktojë mbipesha trupore”, thuhet në njoftimin e bërë publik në faqen e SHSKUK-së.