Sport Ndërkombëtar

Në Prishtinë mund të pini birra falas për çdo gol të Brazilit ndaj Serbisë  

Brazili po e zhvillon ndeshjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, raporton Shqip.com.

Përballja zhvillohet në “Lusail Stadium”, ndërsa kundërshtar i Selecao është përfaqësuesja serbe.

Kryetari i tifo-grupit të Kosovës, “Dardanët”, Lulzim Berisha, ka dalë me një njoftim për ndeshjen Brazil-Serbi.

Sipas tij, për secilin gol që brazilianët do të shënojnë ndaj serbëve, ata do shpërndajnë birra falas në “FanClub”. Ky lokal ndodhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Zvicra e Kameruni.

/Shqip.com