Në këto komuna “fiton” LDK sipas Besian Mustafës
Publikuar:
(09.10.2021 22:35:41)
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka treguar se në cilat komuna do të fitojë partia pjesë e së cilës është ai
“LDK po fiton në Podujevë, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Vushtrri, Gjilan, Viti, Pejë, Istog, Junik”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Partia e themeluar nga Ibrahim Rugova 30 vite më parë, më 14 shkurt të këtij viti rezultoi rezultatin më të keq në histori të saj.
Kjo pasi mori diçka më shumë se 12 për qind të votave.
Kjo e detyroi partinë që ta mbajë konventën e jashtëzakonshme.
Nga aty, delegatët e LDK-së e zgjodhën për kryetar Lumir Abdixhikun.
Abidhxiku ka premtuar rikthimin e LDK-së, duke filluar nga zgjedhjet lokale. /Shqip.com