Lajme

Kampi i Bondsteel lidhet me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës

Që nga dita e sotme Kampi i Bondsteel do të ketë sistem të rrjetit elektrik.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

“Sot së bashku me Kryeministrin Kurti, Ministrin Aliu, Ministrin Sveçla, Ambasadorin Hovenier, si dhe shumë personalitete tjera përuruam lidhjen e Kampit Bondsteel me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës. Kjo ngjarje e rëndësishme do të ndihmojë në përgatitjen e Kampit Bondsteel për të ardhmen duke reduktuar në masë të madhe përdorimin e gjeneratorëve ndotës me naftë”, ka bërë të ditur Mehaj.

Foto nga aktiviteti

Prania e fuqishme e Qeverisë është dëshmi e përkushtimit të thellë të Kosovës ndaj partnerëve tanë të NATO-s dhe ndaj aleatit tonë kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shtuar më tutje Mehaj./Shqip.com