Rozë

Në ditëlindjen e 31-të, Xhensila thumbon Besin

Xhensila Myrtezaj ka festuar 31-vjetorin e lindjes.

E rrethuar me shumë lule, Xhensila ka publikuar disa foto, pjesa dërrmuese me dy fëmijët e saj Ajkën dhe Amenin.

Derisa Besi veçse ka konfirmuar ndarjen, Xhensila ka qëndruar pak më e rezervuar.

Por, në këtë ditë të veçantë, ajo ia ka vënë pikën.

“Dy duar, dy fëmijë, një zemër e vetme për ta!. Më shumë s’ka vend”, ka qenë teksti që ajo ia ka bashkëngjitur fotografive.

Ashtu siç ka bërë në kanalin e saj në Youtube edhe në Instagram ajo ka limituar komentet, pas vërshimit të pyetjeve të fansave rreth situatës me Bes Kallakun.

/Shqip.com