Rozë

Ndodh në shtëpinë e madhe, dërgohet dron për Luiz Ejllin

Luiz Ejlli ka qenë një nga personazhet që mori gjithë vëmendjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Ai u shndërrua në një fenomen, i cili po vazhdon akoma të jetë në fokus.

Në këtë ditë (1 shkurt), Luizi dhe Kiara Tito kanë bërë një vit që nga dasma që iu organizua në Big dhe nga puthja e parë që dhanë.

Ky moment u shënua nga të gjithë shqiptarët, duke qenë se të dy u bënë shumë të dashur nga publiku.

E pikërisht mëngjesin e ditës së sotme (e enjte), erdhi një dron në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

/Shqip.com