Ndodh në Paris, federata harron ta regjistroj lojtaren
Publikuar:
(02.08.2024 08:37:16)

Ndonëse u kualifikua me normë olimpike, Favour Ofili, sprintiere nigeriane, nuk do të mund të garojë në 100 metra në “Paris 2024”.
Kjo pasi Federata Atletike e Nigerisë dhe Komiteti Olimpik i Nigerisë, nuk e kanë regjistruar atë për garën.
Atletja ka shprehur zhgënjimin e saj për këtë situatë me anë të një reagimi në rrjetet sociale.

“Me keqardhje të madhe më kanë thënë se nuk do të garoj në 100 metra në këtë Olimpiadë. U kualifikova, por federata dhe komiteti nuk më regjistruan. Unë kam punuar katër vjet për ta fituar këtë mundësi. Pse?”, shkroi Ofili, e cila tani shpreson të marrë të pjesë në 200 metra dhe në stafetë 4×100 metra.
/Shqip.com