Art Jetese

Ndezur apo fikur, kur harxhon më shumë bojleri?

Bojleri

Çdo familje ka një problem, ta fikin apo jo bojlerin në mënyrë që të harxhojnë më pak energji elektrike.

Tek shumica e njerëzve mbizotëron pyetja se a është më mirë që bojleri të rrijë ndezur gjatë gjithë kohës, sepse nëse fiket dhe rindizet harxhon më shumë energji elektrike.

Ekspertët thonë të kundërtën.

Shpenzimi i këtij objekti varet nga fakti nëse e lini vazhdimisht ndezur apo vazhdimisht fikur. Pavarësisht se përse e harxhoni ujin e ngrohtë më e mirë është që bojleri të fiket kur energjia është e shtrenjtë.

Një familje duhet ta ndezë bojleri gjatë natës kur energjia është është e lirë dhe ta fikë në mëngjes që energjia është më e shtrenjtë.

Bojleri nuk duhet të rrijë gjithmonë ndezur, sepse termorregullatori e ndez dhe e fik sipas një temperature të paracaktuar./SHQIP.com