Lajme

Ndërron jetë poeti Agim Doçi

Poeti i njohur Agim Doçi ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Ai ndodhej prej mëngjesit të së shtunës në reanimacion në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT, pasi pësoi hemoragji cerebrale.

Doçi ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare.

Ai ishte një prej poetëve më të njohur veçmas si krijues i poezive të këngëve shqiptare.

Doçi ka qenë dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.

Po ashtu, poeti Doçi ka qenë autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare dhe fitues i mbi 50 çmimeve.

Në bashkëpunim me emra të njohur të muzikës shqiptare Agim Doçi ka marrë mjaftë çmime. Shumë krijme të tij kanë mbetur hite.

/Shqip.com