Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, Rama: Ngushëllime të gjithë besimtarëve ortodoksë
Publikuar:
(25.01.2025 19:21:07)

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.
Kreu i qeverisë e nisi fjalën me ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
“I bashkohem shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Janullatos dhe duke uruar që të prehet në paqe i përcjell ngushëllimet e mia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komuniteti të besimtarëve ortodoksë”, tha Rama në një aktivitet për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.
/Shqip.com