Art Jetese

Ndaloni kollën duke ngrënë këto ushqime

Kollitja, edhe pse e bezdisshme, është një mekanizëm i dobishëm mbrojtës i sistemit tonë të frymëmarrjes që na ndihmon të dëbojmë në mënyrë efektive grimcat e ndryshme të dëmshme dhe mikroorganizmat që hyjnë në të.

Është një simptomë e ftohjes që shkakton nervozizëm, vështirësi në gjumë dhe rraskapitje gjatë rutinës sonë të përditshme. 

Nëse dëshironi ta përballoni atë në mënyrë natyrale, ushqimet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë:

Çokollatë – Në çokollatë gjejmë substancën teobrominë që përmban kakao. Teobromina krijon një shtresë mbrojtëse në fytin tonë, duke mbrojtur mbaresat nervore që krijojnë kollën.

Mjalti – Mjalti zbut fytin duke krijuar një shtresë të hollë në muret e tij që mund të lehtësojë gëlltitjen. Aktiviteti antibakterial dhe antifungal është gjithashtu i njohur.

Jamballi – Ka një efekt ekspektorant, duke e tretur më lehtë mukozën. Përveç kësaj, kimikatet që përmban jamballi qetësojnë ënjtjen e fytit.

/Shqip.com