Lajme

Ndalohet një grua në aeroportin e Prishtinës, shkak dokumentet e falsifikuara

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, "Adem Jashari"
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, "Adem Jashari"

Një femër është ndalur nga Policia e Kosovës në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

PK ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së hënë rreth orës 10:45.

“Është ndaluar e dyshuara femër kosovare, e cila ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje qëndrimin Austriak të falsifikuar”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Shqip.com