Rozë

Naser Rafuna fiton padinë ndaj RTK-së

Aktori i njohur, Naser Rafuna ka fituar padinë ndaj televizionit të RTK-së, në lidhje me autorësinë e serialit “Ça ka shpija”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Rafuna përmes një postimi në Facebook.

Ai ka njoftuar se RTK, kishte bërë një kërkesë-padi për caktimin e masës se sigurisë ndaj aktorit, për t’a ndaluar transmetimin e serialit ‘Çka Ka Shpija?’ në Klan Kosova.

“Gjykata Komerciale në Prishtinë ua rrëzoj pretendimet dhe ua hodhi poshtë kërkesën RTK-së, kërkesëpadi kjo që, përveç se për mua ishte absurde dhe e çuditshme  e qe me ‘arsyetimin’ e tyre RTK përmes përfaqësuesit të vet ligjor ,përpos pa fakte, kanë dashur të bëjnë lajthitje edhe ndaj Gjykatës , ku me provat e mija të deponuara më pas ( të cilat nuk i kanë dërgu / fsheh RTK TV ) u dëshmua se, autori i serialit ‘ Cka Ka Shpija’ jam unë e jo RTK edhe pse e dinin dhe dijnë edhe vet këtë gjë”, ka shkruar Rafuna.

RTK nuk ka vazhduar kontratën pas 31 dhjetorit të vitit 2021 me serialin “Çka ka shpija”.

/Shqip.com