Napoli gabon ndaj Veronës

Napoli ka bërë një hap prapa në “luftën” për titull në Serie A.
Skuadra e udhëhequr nga Luciano Spalletti, ka barazuar me rezultat 1-1, ndaj Veronës, në kuadër të xhiros së 12-të Serie A, shkruan Shqip.com.
Ani pse napoletanët hynë në cilësinë e favoritit në këtë takim, ishin mysafirët që shënuan të parët me anë të Giovani Simeone-s.
Por, gëzimi i tyre zgjati vetëm pesë minuta, pasi Di Lorenzo e barazoi rezultatin në minutën e 18-të.
Deri në fund të takimi, skuadra vendase u mundua me të gjitha forcat që të shënonte përsëri dhe të rrëmbente pikët e plotë, por shifrat nuk ndryshuan.
Verona e mbylli këtë takim me vetëm nëntë futbollistë në fushën e gjelbër, pasi Bessa dhe Kalinic u ndëshkuan me kartona të kuq.
Për momentin, Napoli është lider, përkundër barazimit, por nëse Milani e mposhtë Interin, atëherë rosonerët do e “rrëmbejnë” pozitën e parë.
Për 90 minuta në këtë takim u paraqit edhe qendërmbrojtësi nga Kosova, Amir Rrahmani./Shqip.com