Sport Ndërkombëtar

Nagelsmann ndjen frikë

Bayern Munich nuk është duke kaluar periudhë të mirë dhe trajneri Julian Nagelsmann nuk mund të jetë i lumtur, sidomos pas atij barazimi 1-1 me Eintracht Frankfurt.

“Nëse nuk i merrni rezultatet, filloni të humbni besimin në veten tuaj. Ka gjëra më të këqija në jetë, por kjo nuk është gjë e mirë”, ka thënë numri një i bavarezëve.

“A do jemi kampionë? Për të qenë në gjendje të luash lojëra të shkëlqyera, duhet të luajmë mirë me skuadrat e ‘vogla’. Nuk kemi shumë kohë para ndeshjeve të mëdha”, ka shtuar Nagelsmann.

/Shqip.com