Nagavci flet për për kërkesën e shqiptarëve të veriut që t`i kthehen mësimit në shkollat shqip
Publikuar:
(23.02.2022 12:40:08)
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka folur për kërkesën e shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut, që nxënësit të kthehen në shkollat ku kanë qenë më herët.
Nagavci në një konferencë për media ka thënë se do t’i shqyrtojnë me kujdes kërkesat e tyre.
“Në fillim të javës së ardhshme, e kemi mbledhjen me të gjithë drejtorët e drejtorive komunale të arsimit, por përtej kësaj në vazhdimësi të takimeve me kryetarë të komunave edhe me përfaqësues të komunave që të adresojmë kërkesat specifike të tyre”, tha ajo.
Ministrja e Arsimit ka thënë se do të ofrojnë më të mirën për secilin nxënës dhe fëmijë në Kosovë./Shqip.com