“Na kpute shpirtin”, Leonora Jakupi humb një person të dashur

Këngëtarja e njohur shqiotare, Leonora Jakupi ka humbur një person të dashur për të.
Ajo njoftoi ndjekësit në rrjete sociale se sot vdiq shoku i saj i klasës i quajtur Faton.
“Ahh Faton, shoku im i klasës na e kpute shpirti. Ishe pika e djalit bre Faton”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Në anën tjetër, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar për vdekjen e Fatonit në moshë të re nga Coronavirusi.
Me anë të një postimi në Facebook, Deliu-Kodra ka shprehur ngushëllime për familjarët e të ndjerit, teksa ka vlerësuar lart figurën e viktimës.
“Edhe një djalë i ri i Drenicës e paska humb betejën me Covidin. Fatoni ishte djalë i jashtëzakonshëm e punëtorë. Do ti mungojë shumë qytetit e miqve. Ngushëllimet më të përzemërta familjes e atyre që e njohën. Shpirti i tij u prehtë në parajsë!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Përgjatë 24 orëve të fundit, duke iu referuar raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, 26 persona kanë vdekur si pasojë e komplikimeve nga Coronavirusi. /SHQIP.com